MENU
klinika

Arsyeja

Jep dorëheqjen kryetari i degës së Partisë Demokratike të Korçës

26.03.2024 - 13:45

Devis Osmani, kryetari i degës së Partisë Demokratike të Korçës, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i selisë blu.

Në një komunikim për News 24, Osmani është shprehur se dorëheqja e tij është e parevokueshme dhe se ka arsyet e tij personale, duke mos shtuar asgjë më shumë.

Ende nuk dihet se kush do pasojë Osmanin pas zgjedhjes që ai ka bërë duke u dorëhequr, ndërsa kujtojmë se ai ka qënë pjesë e ‘Rithemelimit’, që nga koha e ndarjes së PD.