MENU
klinika

U shemb pjesërisht pas përplasjes së një anije mallrash

Çfarë dihet për urën Francis Scott Key në Baltimore

26.03.2024 - 14:19

Një anije për transportim mallrash është përplasur sot në mëngjes me një urë të famshme në Baltimore, e cila si pasojë e përplasjes u shemb pjesërisht.

Por çfarë dihet për urën Francis Scott Key, e cila shtrihet mbi lumin Patapsco në portin e Baltimorit.

Kjo urë u hap për përdorim në vitin 1977 dhe mori emrin nga autori i “The Star-Spangled Banner”, thuhet në ueb-faqen e autoritetit të transportit në Maryland.

Ajo është 2.6 kilometra, kurse Francis Scott Key besohet të jetë ulur në afërsi të urës dhe ishte dëshmitar i bombardimit të Fort McHenry në vitin 1814, duke e inspiruar të shkruaj tekstin e himnit kombëtar amerikan.

Porti i Baltimorit transporton mbi 52 milionë tonelata mallra ndërkombëtare, që kapin vlerën e mbi 80 miliardë dollarë në vit – i nënti më i madhi në portet amerikane.

Mbi urën që u shemb pjesërisht kalojnë 11.5 milionë vetura në vit, për faktin se është pjesë e një autostrade që lidhë Baltimorin me pjesët e tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN