MENU
klinika

Mes tyre edhe ish-efektivja e burgjeve

Trafikonin armë nga Shkodra në Tiranë, këta janë 5 të rinjtë e arrestuar

26.03.2024 - 14:48

Policia ka goditur sot (26 mars) një grup të rinjsh që trafikonte armë nga Shkodra në Tiranë. Në pranga janë vënë 5 persona, mes tyre edhe një vajzë. Ata janë Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, Mirjan Hasaj.

Ndërkohë Gazeta Panorama Onlinë ka siguruar edhe fotot e 5 të rinjve që u vunë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Repishti”.

Policia thotë se grupi prej 5 personave i kishte siguruar armët në Shkodër dhe mbrëmjen e kaluar, 25 mars, kanë qenë duke kryer trafikun.

Policia thotë se 4 automatikë dhe 5 pushkë i kishin fshehur brenda një valixheje në bagazhin e makinës.

Operacioni:

“Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë”, thote policia.

Njoftimi i policise:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Repishti”, në zbatim të masave të caktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjet e rasteve të armëmbajtjet pa leje.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme.

Trafikonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës, vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestrohen 9 armë zjarri (4 automatikë, 5 pushkë), krëhra e municion luftarak, 2 automjete, dhe 5 aparate celular.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për disa shtetas që dyshohej se transportonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Repishti”.

Si rezultat i tij në një parking në Rrugën e Rinasit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit:

– S. H., 22 vjeç, R. N., 18 vjeç, D. H., 22 vjeçe, D. H., 18 vjeç, dhe M. H., 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.