MENU
klinika

ERE rrëzon OST

Tarifa e transmetimit të energjisë nuk rritet

30.12.2018 - 12:03

Enti Rregullator i Energjisë ka refuzuar kërkesën e Operatorit të Sistemit të Transmetimit për rritjen e tarifës për aktivitetin e transmetimit të energjisë elektrike gjatë viti 2019, duke e mbajtur në nivelin e 0.75 lekë/kwh.

OST paraqiti 3 variante për rritjen e kësaj tarife, e më konkretisht në nivelin 0.84 lekë/kwh, 0.95 lekë/kwh dhe variant tjetër të rritjen në 1.39 lekë/kwh.

Varianti i fundit parashikonte dhe rritjen më të madhe të tarifës së transmetimit, pasi përfshinte edhe pagesën e detyrimeve të prapambetura për kredi.

“Për vitin 2019 OST duhej të pagujë 3.2 mld lekë në bazë të marrëveshjeve për ripagimin e kredive me Ministrinë e Financave dhe KESH”,-thuhej ndër të tjera në kërkesën për rritje të këtij varianti.

Megjithatë, ka refuzuar të tre variantet, ndërsa ka kërkuar rishikimin e disa shpenzimeve të tjera të parashikuara sikurse janë shpenzimet për shlyrjen e detyrimeve për largime nga puna, në masën 14 mln lekë si dhe shpenzimet për fondin e pensionit suplementar, në masën e 30 mln lekëve.

“Këto shpenzime duhet të përballohen nga fitimi i shoqërisë”, argumentoi ndër të tjera ERE.