Pluhuri afrikan ka pushtuar vendin tonë, shoqëruar me rritje të temperaturave, ku këtë të mërkurë termometri shënoi 26 gradë celsius.
Specialistja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Anira Gjoni bën të ditur se ky fenomen është shqetësues, pasi ndikon në shëndetin e popullatës, por edhe në probleme sa i përket transportit, ndërsa situata pritet të përmirësohet nga e premtja.
Jo vetëm Shqipëria por i gjithë rajoni, deri në Evropën Qendrore është e mbuluar nga pluhuri. Ndërsa temperaturat e larta do në shoqërojnë edhe javën e parë të muajit prill.
“Prania e grimcave të pluhurit vjen si rezultat i pluhurit të Saharsë, që ka ardhur me masat e ngrohta nga veriu i Afrikës. Është fenomen që sjell pasoja negative te shëndeti dhe sjell problematika te transporti rrugor e ajror. Sepse dendësia e pluhurit ka qenë e lartë dhe në formën e mjegullës. Këto sjellin dhe temperatura të larta. Temperaturat do të vijojnë deri në fundjavë. Prezenca e pluhurit do të largohet nga dita e premte e në vazhdim“, tha ajo në “News 24”.