MENU
klinika

"Konsultimet nuk mund të vriten"

Dështimi i Reformës Zgjedhore me Grupin e Bashës, Damian Gjiknuri: Do kërkojmë konsensus…

28.03.2024 - 12:48

Anëtari i PS-së në Grupin e Dialogut, Damian Gjiknuri ka folur pas dështimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore me grupin e Lulzim Bashës.

Gjiknuri i u shpreh se “konsultimet nuk vriten”, duke shtuar do të kërkojnë konsensus edhe me të gjithë.

Ai theksoi se deputetë të Bashës mund t’i bashkohen grupit të punës për Reformën Zgjedhore.

Damian Gjiknuri: Konsultimet nuk vriten, konsultat janë konsulta. Nëse do të gjejmë dakordësi, dhe jo mes meje dhe Oerd Bylykbashit, por me të gjithë faktorët politikë, ku duhet të theksoj se në këtë grup pune janë përfshirë edhe deputetë të tjerë, nëse dëshirojnë të marrin pjesë për të dhënë opinionin e tyre.

Konsultimi nuk mund të vritet, do i kemi parasysh në mbledhjen e grupeve nëse do të ketë konsensus.

Komisioni për Reformën Zgjedhore e mbaroi afatin dhe nuk arriti gjë, disa mund ta quajmë dështim dhe të tjerë mosrealizim.

Atë që nuk arritët me grupin e Bashës do ta arrini me Rithemelimin?

Damian Gjiknuri: Do të përpiqemi me të gjitha forcat që janë në këtë grup apo edhe jashtë grupit, përfshirë edhe grupin e Bashës, ka të drejtë të marrë pjesë në këtë grup pune për Reformën Zgjedhore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN