MENU
klinika

“Sipërmarrja në turizëm s’ka më problem rrogat, por kë të paguajë”

Kryeministri Edi Rama: Duhet të formësojmë një politikë të re për aftësimin profesional

28.03.2024 - 14:34

Kryeministri Edi Rama është shprehur se duhet të formësohet një politikë të re për aftësimin profesional.

Ai theksoi se sipërmarrja në turizëm s’ka më problem rrogat, por kë të paguajë dhe me kë të mbulojë të gjitha funksionet e një infrastrukture mikpritje.

Rama theksoi se duhen bashkuar forcat dhe të krijohet një qasje të qartë e konkrete se çdo të bëhet.

“I kemi të gjitha mundësitë që në një kohë jo të gjatë të kemi një tjetër vlerësim pozitiv me përmirësim nga Standard’s and Poor’s.

Nëse shohim të dhënat nuk është aspak e shfrenuar imagjinata që në një kohë të arsyeshme të kalojmë në 2B+. Turizmi rritet, kërkesa për Shqipërinë rritet. Sot shohim se sipërmarrja në turizëm nuk shtron më problemin e pagave, është gati të paguajë shumë mirë si nuk do të imagjinoheshin, po shtrohet problemi kë të paguajë dhe me kë të mbulojë të gjitha rolet dhe funksionet e një infrastrukture mikpritje.

Nga ana tjetër për ne ështëer rëndësishme që të kemi qartësi dhe sa më shumë kontribut nga të gjithë faktorët e tjerë ekonomik, në mënyrën si duhet të formësojë një politik të re për aftësimin profesional jo vetëm në nivel të shkollës por riaftësimin në fokus të tregut edhe në mosha që s’janë më mosha shkolle. Kemi disa ide, por duam që të bashkojmë forcat dhe të krijojmë një qasje të qartë e konkrete se çdo të bëjmë”, tha Rama në mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar.