29.03.2024 - 10:30
Detaje të reja dalin nga atentati ndaj avokatit me iniciale A.Z në Memaliaj.
Mësohet se ai po udhëtonte me makinë me nipin e tij kur një person i ka bërë pritë dhe ka qëlluar në drejtim të tij.
Nga të shtënat me armë nuk ka pasur të lënduar ndërsa autori është shoqëruar në polici.
Vëllai i avokatit dyshohet se ka patur konflikte të vazhdueshme për pronësinë e një toke.
Ndërsa mbrëmjen e së enjtes (28 mars) ndaj mjetit të avokatit në të cilën ndodhej edhe nipi i tij është qëlluar nga një person, i cili më pas është vetëdorëzuar.