MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ndiej kërcitje në kraharor. Ç’mund të kem?

30.03.2024 - 12:36

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Unë ndiej se kam kërcitje në kraharor sa herë që hap kraharorin. Ju lutem, a mund të më thoni se çfarë mund të jetë?

Mjeku 1: Kërcitja e kraharorit nuk është një problem që vjen nga zemra, edhe pse pacienti ankohet për kraharorin. Mënyra sesi ai e përshkruan shqetësimin, mund të them që nuk ka lidhje me zemrën. Është mirë që pacienti të konsultohet me mjekun reumatolog.

Mjeku 2: Duke u nisur nga shenjat për të cilat ankohet pacienti, mund të them se flitet për osteoartrit të artikulacionit të prekur. Duhet patjetër që pacienti të bëjë një radiografi (ROX). Sigurisht, për të dhënë një përgjigje më të saktë duhet që ta vizitojmë pacientin. Në raste të tilla nuk është aspak e këshillueshme që të neglizhohet vizita tek mjeku i familjes e më tej tek mjeku specialist.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.