31.03.2024 - 12:22
Dy persona konfliktohen brenda një lokali në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.
Ka shkuar policia menjëherë për të shuar konfliktin. Një prej të rinjve i përfshirë në konflikt sapo ka parë policinë është larguar me vrap.
E kanë ndjekur efektivë policie por s’kanë mundur ta neutralizojnë. I riu ka ikur me vrap. Janë thirrur përforcime derisa është bërë i mundur gjetja e tij në një pallat të braktisur dhe e kanë arrestuar. Në aksion për arrestimin e të riut u përfshinë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.