MENU
klinika

Kriteret që duhet të plotësoni

Hapen aplikimet për të përfituar naftën falas

31.03.2024 - 12:29

54,217 fermerë shqiptarë kanë përfituar nga skema e naftës falas për vitin 2023 sipas raportit të Ministrisë së Bujqësisë, raporton televizioni SCAN. Kërkesa gjatë vitit të kaluar ka qenë e lartë, ku u regjistruan 54,691 aplikime.

Sipas raportit të ministrisë së bujqësisë të gjithë këta fermerë përfituan 12,8 milionë litra naftë dhe fondi shkoi në 2.4 miliardë lekë dhe u realizua në masën 91 përqind.

Në fund të marsit, pikërisht në datën 27 mars, u hap skema e aplikimit për ndihmën ndaj fermerëve edhe për këtë vit. Por ndryshe nga vitet e tjera, nuk do të shpërndahen më karta a tollona për fermerët, por paratë do të kalojnë në llogaritë bankare të tyre.

Aplikantët fermerë duhet të plotësojnë disa kritere: tokë bujqësore në pronësi ose në përdorim dhe e provuar me dokumentacionin përkatës.

Sipërfaqja totale nuk mund të jetë më pak se 1 hektar, ndërsa madhësia e parcelave jo më pak se 0.1 hektarë. Aplikimi për të përfituar naftë do të bëhet me vetëdeklarim. Do të ketë përfitim për sipërfaqen që kultivohet dhe kjo do të variojë me 100 përqind të vlerës për ata fermerë që kanë sipërfaqe deri në 10 hektarë.

Ndërsa për të gjithë ata fermerë që kanë sipërfaqe mbi 10 hektarë, vlera e subvencionimit zvogëlohet me masën 50 përqind, duke përjashtuar rastet e aplikimit me statusin “grup fermerësh”. Dhe ministria e Bujqësisë thotë se pret që numri i aplikantëve këtë vit do të rritet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qeveria rrit me 20% buxhetin për bujqësinë

Naftë pa taksa vitin e ardhshëm për fermerët

Rritet akciza për cigaret dhe gazin

Paketa Fiskale/ 30 mln euro kosto tek biznesi

Skema kombëtare e financimit do ndryshojë!

Qeveria, 3.3 miliardë lekë për fermerët!