31.03.2024 - 18:28
E ardhmja në dyshim për Marko Arnautovic. Sulmuesi u afrua në verë nga Bologna për një operacion total me vlerë rreth 10 milionë euro , por futbollisti austriak asnjëherë nuk e tregoi veten me Interin.
Zikaltërit po mendojnë për një “divorc”, shumë më herët nga çfarë ishte menduar. Arnautovic është aktivizuar në 21 ndeshje, ku ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar 3 asiste. Një çështje tjetër e rëndësishme është ajo e Alexis Sanchez, pasi as sulmuesi kilian nuk po bind.
Në repartin ofensiv të vetmit që janë të sigurtë janë dyshja Lautaro-Thuram. Në verë firmos edhe Medhi Taremi, teksa do të kthehet edhe Valentin Carboni.