MENU
klinika

Ylli i “Absolutely Fabulous”

Shuhet aktorja e njohur, kinematografia në zi

30.12.2018 - 13:22

Dame June Whitfield, e cila luajti në “Terry”, “June” dhe “Absolutely Fabulous”, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Aktorja e njohur po ashtu është shfaqur edhe në katër filma të “Carry On Film”, në serialin popullor “Last of the Summer Wine” dhe “Beggar Thy Neighbor” gjatë karrierës së saj të gjatë.

Ajo mori titullin “Dame” para emrit të saj për ditëlindjen e saj në vitin 2017, si shenjë nderimi ndaj punës së saj në dramë dhe në emisionet argëtuese.

Agjenti i aktores ka treguar se ajo është shuar mbrëmjen e kaluar, paqësisht.

Shumë miq të saj dhe njohës të kinematografisë kanë shprehur ngushëllimet për aktoren June Whitfield.

“Kurrë s’do bëj fajin t’ju ha prapa shpinës”

Rama u premton emigrantëve të Londrës: Gabime kam bërë, por…

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!