MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa përqind e njerëzve të operuar kanë rikthim të hernies diskale?

01.04.2024 - 08:27

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa për qind e njerëzve të operuar kanë rikthim të hernies diskale?

Mjeku: 5% e pacientëve të operuar pësojnë rikthim të hernies diskale si pasojë e zhvendosjes së një pjesë disku drejt kanalit spinal në të njëjtin nivel.

Ndërhyrja kirurgjikale për pacientët që vuajnë nga një hernie diskale lumbare dhe që përmbushin kriteret e këtij trajtimi, kanë rezultate shumë të kënaqshme në lidhje me dhimbjen dhe cilësinë e jetës. Pas ndërhyrjes rehabilitimi është i shpejtë. Duhet të ndjekin protokollin e rehabilitimit, të evitojnë ngritjen e peshave dhe përkuljen përpara për 6 javë, punët dhe peshat e rënda dhe vrapin për 6 muaj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN