MENU
klinika

Rama: Hapësirë cilësore për pushuesit

Durrës/ Vijojnë punimet për Portin e ri Turistik

01.04.2024 - 09:45

– Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i punimeve në portin e ri turistik të qytetit të Durrësit. Krahas videos së ndarë në rrjetet sociale, Rama shkruan se porti turistik po merr formë dhe do kthehet në një hapësirë pushuese për turistët, me njësi shërbimi, hotele e apartamente.

Rama thotë se ky projekt do zhvillojë zonën dhe do i japë fund gangrenës së rëndë mjedisore, duke e kthyer nga një zonë të ndotur siç ishte porti tregtar, në një mjedis cilësor për gjithë qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj.

“Mirëmëngjesi dhe me kantierin e portit të ri turistik në Durrës, ku po merr formë plazhi i ri që jo vetëm do të ofrojë një tjetër hapësirë jete si vendpushim cilësor, me njësitë e shërbimit, hotelet, apartamentet dhe aksesin 24/7 për turistët e huaj e për vizitorët nga Shqipëria, po edhe do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore në atë zonë të ndotur nga aktiviteti tregtar pa asnjë standard mjedisor prej shumë dekadash, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.