MENU
klinika

"Ka çekuilibrim në treg..."

Pse po shtrenjtohet bulmeti? Ekspertët zbulojnë faktorë

01.04.2024 - 20:31

Që prej nisjes së krizës së çmimeve, më të prekurat ishin produktet e shportës ushqimor. Por, në veçanti inflacioni sipas INSTAT ka goditur më së shumti çmimet e mishit dhe bulmetit.

Nënproduktet e qumështit për qytetarët është bërë tepër i shtrenjtë, ndërsa kilja në shifra zyrtare të djathit ka shkuar në 900 lek/kg. Sipas ekspertëve të sektorit ushqimor, kjo rritje po ndodh në kushtet kur çmimi i qumështit dhe lëndëve të tjera të para për fabrikat e përpunimit janë ulur.

“Patëm në periudhën dhjetor – janar uljen e qumështit tek të imëtat, kryesisht te dhitë dhe delet ku patëm dhe daljen e vetë fermerëve në rrugë, ndërsa tashmë janë njoftuar fermerët e blegtorisë për një ulje të çmimit të qumështit të lopës, kjo e katërta në një periudhë prill 2023 – mars 2024. Kemi një rënie të çmimit të karburantit, kemi një rënie të theksuar në nivelin 1 me 1 të euros, ku blerja e produkteve të plastikës jashtë vendit është bërë më e lirë. Janë shumë faktorë që shkojnë në favor të industrisë së përpunimit të qumështit. Është e pajustifikueshme që të ulësh çmimin e qumështit të fermerit, përkundrazi është dashakeqëse dhe vrastare që këtë fermer nuk e respekton apo mbështet”-shprehet Ervin Resuli.

Për të adresuar çekuilibrimin në tregun e bulmetit nevojitet një rregullator i ri sipas ekspertëve

“Tregu i bulmetit në Shqipëri është i skajshëm dhe i vështirë sepse nuk kemi operatorë rregullatorë shtetërorë të cilët e rregullojnë tregun apo operatorë me aksionerë fermerët të cilët nuk mendojnë si e si të fitojnë në makutërinë e tyre, por bëjnë llogari që edhe blegtori të jetë gjatë në treg dhe nga ana tjetër na garanton produkte cilësore dhe me çmim të pranueshëm.”

Autoriteti i Konkurrencës fundin e vitit të kaluar ka nisur hetim ndaj katër kompanive të përpunimit të qumështit për sjellje monopoliste në treg dhe fiksim çmimesh, por ende pa një verdikt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi”

Analiza: Kostot e shkatërrimit të prodhimit vendas