MENU
klinika

"Trysni e Berishës për të përbaltur familjarët e Ramës"

Lojën e kujt po bën Bardhi?/ Minxhozi: Po përdoret!

02.04.2024 - 20:53

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Newws, foli për padinë e Olsi Ramës ndaj demokratit Gazment Bardhit.

Sipas Minxhozit, Bardhi po përdoret nga Ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa shtoi se ky i fundit po përdor teknikën e përbaltjes ndaj familjarëve të kryeministrit Edi Rama.

“Në mesin e këtij tensionimi që prek zgjedhjet është e habitshme si mes palëve futet kjo histori. Mua kryesore më duket trysnia në distancë e Berishës që përdor Bardhin. Një problem penal që ka hyrë në familjen e Berishës, një tjetër problem është procesi i Gërdecit.

Berisha do që edhe familja Rama të ishte nën akuza , në teorinë e përbaltjes. Pra Berisha po kërkon të përdorë teorinë e përbaltjen e familjes Rama.

Është marrë shumë personalisht me Ramën, pasi doktori e përjeton shumë personalisht. Kjo pasi edhe çështjet penale i kanë hyrë thellë. Po kërkon të krijojë një ekuivalencë e tij.”, tha analisti Minxhozi.