03.04.2024 - 12:47
Me ardhjen e pranverës, shumica prej nesh duan të bëjnë diçka për të “rifreskuar’ pamjen tonë. Nëse i përkisni kësaj kategorie dhe dëshironi të bëni një ndryshim në flokët tuaj, por duke ruajtur gjatësinë e tyre, ne kemi disa propozime.
Baluket e holla janë trendi i madh i këtij viti, sidomos në pranverë! Ato nuk e mbulojnë terësisht ballin dhe njëkohësisht kornizojnë fytyrën, pa u rënduar. Përveç kësaj, janë ideale për ata që nuk i kanë prerë flokët kurrë më parë, pasi vëllimi i tyre e bën stilimin shumë më të shpejtë.
Gjithnjë janë preferuar në Azi, por vitet e fundit po i shohim edhe në vendet perëndimore.
Ja modelet me të cilat mund të frymëzoheni: