MENU
klinika

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën

Balla: Shko e pyet Berishën, ai e di se 45-vjeçari në dosjen ‘Xibraka’ është i lidhur me një deputet të PD!

04.04.2024 - 13:01

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje akuzave të Gazment Bardhit, i cili akuzon Olsi Ramën se është i lidhur me laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë në vitin 2015.

Balla i tha Bardhit që të pyes Sali Berishën poshtë ballkonit se kush është 45-vjeçari brun në dosjen e ‘Xibrakës’ që nuk është identifikuar.

Bardhi hedh akuza se ka qenë Olsi Rama, vëllai i ish-kryeministrit Rama, por Balla i tha qartë se Saliu e di kush është. Madje sipas ministrit, ky 45-vjeçar është i lidhur me një deputet të Partisë Demokratike.

Më vjen mirë që keni hapur arkivat e vjetra të baltë së SHQUP për t’iu shmangur debateve të brendshme edhe brenda vetë grupit tuaj parlamentar. Rikthimi në diskursin politik të parafolësit apo ndonjë folësi tjetër të foltores për një çështje që e kemi stërdebatuar me njëri tjetrin që nga janari 2015. Më 13 janar 2015 Policia e shtetit në bashkëveprim me Prok org një operacion në Xibrakë, ku sipas asaj ëqë është bërë publike është zbuluar laborator kokaine. Atë ditë pasdite, në PD në godinën e rë të SHQUP, njëri prej folësve të PD u thirr me urgjencë, me urdhër të pronarit, jo të drejtorit të SHQIP, dhe deklaronte se fabrika e xibrakës ishte e taulant ballës. Deputeti i PD i shkruan Berishës, pronari të SHQUP-it, i thotë që Balla është në Librazhd. S’ka problem i thotë doktori, duhet të dalë urgjentisht duhet ta fajësojmë një nga PS.

Ky diskutim vijon për disa minuta dhe del PD dhe akuzon Ramën, Ballën, Olsi Ramën dhe kush doli para. Jo ju që keni mbetur këtu, ata që kanë qenë këtu e dinë kush është ai bruni flokëshkurtër 45 vjeç. E di fare mirë ti. Shko pyet Saliun, shko sot poshtë ballkonit, dhe thuaj Sali kush është ai. E di Saliu, e ka thënë këtu në sallë kush është. Është i lidhur me një deputet të partisë tënde. Nëse ju keni besim, pse nuk keni durim ta hetojë edhe këtë çështje SPAK. Kreu i grupit të PD është detyrë shumë e rëndësishme. Shko bëj kallëzim, mos bëj njoftim. Bëje kallëzim. Për kallëzim të rremë shko në kokërr të burgut, shko bëj kallëzim. Sot në orën 6 shko thuaj Sali kush është ai 45-vjeçari ta thotë ai, ta thonë edhe shokët e rreshtit të fundit”, tha Balla.