MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Jam intolerante ndaj glutenit. A mund të konsumoj tërshërë?

04.04.2024 - 14:11

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Jam intolerante ndaj glutenit. A mund të konsumoj tërshërë?

Mjeku: Duhet të kuptojmë që e vetmja kurë për celiakinë është një dietë pa gluten.
Jo të gjitha drithërat përmbajnë gluten por ato që duhen shmangur janë: disa lloje të grurit, elbi, tërshëra*, thekra, kamut. Gjithashtu të gjithë produktet që vijnë nga ky grup duhen shmangur kështu që kini kujdes me bukën, makaronat, picat, kuskusin, birrën e shumë të tjera. Për këtë duhet të jeni të kujdesshëm në përbërësit e produkteve duke parë gjithmonë etiketën.

*Tërshëra
Përsa i përket Tërshërës shkenca thotë se : “Dëshmitë eksperimentale tregojnë që shumica e celiakive mund ta tolerojnë, megjithatë preferohet që ta përfshijmë me kujdes në dietën pa gluten, veçanrëisht për shkak të rrezikut të kontaminimit”

Këshilla është që të shtoni tërshërën në doza të vogla dhe të shihet toleranca që ka personi ndaj konsumit të kësaj drithe, por gjithmonë nën kujdesin mjekësor.

Drithërat që lejohen pa problem janë: orizi kokër, mistri kokër, hikërr kokër, amarant kokër, quinoa në fara./

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.