MENU
klinika

Si hapet llogaria në bankë

Në çfarë date të muajit do tërhiqet pensioni

04.04.2024 - 17:04

Ka hyrë zyrtarisht në fuqi ligji ‘Për Llogarinë e Pagesave me Shërbime Bazike’ që i jep mundësi pensionistëve të hapin llogari bankare falas.

Por megjithëse 3 prilli ishte caktuar fillimisht si datë e nisjes së procesit, aplikimet kanë munguar.

Madje ka patur pensionistë që e kanë kërkuar kryerjen e aplikimit pranë zyrave të ISSH ose pranë zyrave të Postës.

Afati për të hapur një llogari të tillë është shtrirë përgjatë gjithë vitit.

Në një intervistë televizive, punonjësja bankare Marieta Karapanço sqaron procedurat që duhet të ndiqen për hapjen e llogarisë:

“Pensionisti të vij me një mjet identifikimi pranë një dege banke, dhe të shpreh qëllimin për hapjen e llogarisë që është kalimi i pensionit nga ISSH. Pra jo pranë degëve të ISSH. Pastaj vetë banka vijon procedurën që mbyllet më pas nga ISSH. Dhe bëhet kalimi automatik i pensionit në çdo datë 20 të muajit pasardhës. Me çeljen e llogarisë, nuk paguajnë komisionin, tarifa është zero. Menjëherë pas hapjes së llogarisë pensionisti përfiton edhe kartën e debitit, e cila lëshohet me komision zero, dhe i shërben pensionistit për të tërhequr pensionin nëpër bankomate”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN