MENU
klinika

“Djalli qëndron në detaje”

Miratimi i Amnistisë Penale, Alibeaj: Ratë dakord si pazari iu ka diktuar

04.04.2024 - 20:24

Projektligji për Amnistinë Penale është votuar me 116 pro në Kuvend, ndërsa menjëherë pas kësaj, fjalën e ka marrë nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj në nisje të fjalës së tij tha, se qëndrimet e palëve për këtë projektligj janë të qarta.

Ai bëri me dije se në këtë projektligj, ka dy cështje që janë për t’u sqaruar. Sipas tij me këtë projektligj përfitojnë persona të arrestuar nga GJKKO për korrupsion, që nis nga niveli i sekretarëve, drejtorëve dhe vijon vertikalisht poshtë.

Alibeaj: Qëndrimet e palave janë të qarta. Keni rënë dakord të votoni amnistinë, si pazari iu ka diktuar. Dua të përdor një batutë “Djalli qëndron në detaje”. Dy cështje dua të sqaroj. Këtu u tha se asnjë i dënuar nga GJKKO nuk përfiton?

Po ua lexoj: Neni 5 thotë, përfitojnë 1.5 vite burra dhe 2 vite gra, të dënuar nga GJKKO.

Shkronja “a”, në nenin “75” përfshin veprat penale që fillojnë me “k”. Ju jepet dora hajdutëve të administratës. Po është e vërtetë që nuk ka ministra, por nga niveli i sekreteve, drejtorëve dhe e gjithë hierarkia vertikale poshtë përfitojnë.

E dyta, për protestuesit është akoma më e thjeshtë. Keni ranë dakord që të thoni vetëm, “paragrafi i parë” ne nenet përkatëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


116 vota pro dhe 1 kundër

Miratohet pr.ligji për Amnistinë Penale