Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke folur për aksidentin tragjik në Këlcyrë ku humbën jetën 8 persona, u shpreh se askush nuk flet për trafikimin e klandestinëve edhe pse Shqipëria ka gjysmën e popullit emigrant. Ai tha se Shqipëria ka një histori të vazhdueshme me trafikun e klandestinëve, por që të shmangësh tragjedi të tilla, Frontex i paguan policët e vet 10 mijë euro në muaj.
“Jemi i vetmi emision që kemi folur për një kohë të gjatë për klandestinët. Nuk e di pse nuk flet njeri dhe jemi të pandjeshëm edhe pse kemi gjysmën e popullit emigrantë. Shqipëria ka qenë urë tranziti, linjë e rregullt e trafikut të klandestinëve.
U desh të humbisnin tetë jetë atje që të flitej. Ai djali nga Shkodra që ishte i ri, është trembur kur ka parë patrullën dhe policët atje nga kurioziteti kanë dalë ta ndalojnë. Atje nuk ka as sinjalistikë, nuk ka as tabelë. Ka fluturuar gati 200 km në orë dhe ka rënë në shtratin e lumit Vjosa.
A ishte rast sporadik apo trafik i organizuar? I ka marrë në kufi, në krahun e Tri Urave dhe do t’i nxirrte.
Ne e ruajmë kufirin me dy forma, kemi policinë e kufirit dhe Frontex. Çdo natë dalin patrullat. Kufiri ynë patrullohet edhe nga Frontex për këtë punë, trafikun e klandestinëve. Ata ishin nga Pakistani.
Me një nivel të tillë të linjave të trafikut të klandestinëve, Shqipëria ka histori të vazhdueshme, por që të shmangësh tragjedi të tilla, Frontex i paguan policët e vet 10 mijë euro në muaj.
Polici ynë bën punën, ai vëzhgon dhe shikon”, tha Hoxha në emisionin Të paekspozuarit.