MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse variçet krijohen më shumë te femrat se te meshkujt?

06.04.2024 - 11:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse variçet krijohen më shumë te femrat se te meshkujt?

Mjeku: Variçet ndodhin më shumë tek femrat se tek meshkujt për arsye hormonale. Kështu, femrat vënë re që gjatë shtatzënisë variçet zgjerohen. Shumë zonja vijnë dhe ankohen që nuk kanë pasur kurrë variçe, por që u janë shfaqur në shtatzëninë e parë. Më tej, në shtatzëninë e dytë, janë shtuar edhe më shumë. Kjo ndodh për shkak të hormoneve.

Gjithashtu, femrat ankohen që gjatë ciklit kanë rëndesë më të madhe të këmbës, gjithmonë në mëngjes. Pacienti ngrihet shumë mirë, nis aktivitetin e tij, dhe gjatë pjesës së dytë të ditës fillon ankesat.

Sigurisht, me këtë nuk dua të them se nuk kemi meshkuj me variçe. Ka dhe meshkuj me variçe, por ata janë më të paktë krahasuar me femrat.

Gjithashtu, duhet pasur parasysh se variçet zakonisht janë gjenetike.

Gjenetika, sikurse edhe në çdo sëmundje tjetër, edhe tek variçet zë një vend të veçantë. Zakonisht njerëzit që kanë variçe, kanë edhe të afërm të tyre me variçe.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.