MENU
klinika

“160 vizita në ditë”

Koçiu në spitalin rajonal Fier: Shërbime në 13 specialitete, kapacitet prej 345 shtretërish

06.04.2024 - 18:51

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi pavijonin e Urgjencës, Kirurgjisë, Patologjisë, Reanimacionit dhe Kujdesit Paliativ në Spitalin rajonal të Fierit.

Bashkë me doktor Roelin, Bertin dhe stafin mjekësor të Spitalit Rajonal Fier, Koçiu takoi edhe doktoreshë Arjeta Rrapushi.

Koçiu tha se falë Portalit “Mjekë për Shqipërinë” këtë muaj ka nisur punën pranë këtij spitali në shërbim të qytetarëve.

“Në Spitalin Rajonal Fier ofrohen shërbime mjekësore për qytetarët në 13 specialitete dhe me një kapacitet prej 345 shtretërish”, u shpreh Koçiu.

Vetëm në Urgjencën e spitalit kryhen rreth 160 vizita në ditë ndërkohë që kirurgjia e spitalit i është nënshtruar një procesi mirëmbajtje për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.