Nga data 7 deri më 9 prill, Shqipëria do të jetë vendi pritës i Takimit të 70-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit, një ngjarje me rëndësi historike jo vetëm për fushën e turizmit, por edhe si një organizim i nivelit të lartë që mbahet për herë të parë në vendin tonë.
Ministrja e turizmit Mirela Kumbaro është shprehur se një ngjarje e tillë do ta kthejë Tiranën në një pol dinamik të zhvillimeve në turizëm.
“Ditë të mbarë me entuziazmin dhe ndjesitë e Shqipërisë Turisitike ku me të njëjtën energji i japim mirëseardhjen sot delegacioneve të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit që e kthen Tiranën në një pol dinamik të zhvillimeve në turizëm dhe ngre në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë”, shprehet Kumbaro.
Pasditen e kësaj të diele pritet mbërritja e delegacioneve të ORGANIZATËS përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm Zurab Pololikashvili, Drejtoresha Ekzekutive Natalia Bayona si dhe ministra të Turizmit e përfaqësues të lartë të këtij sektori nga 40 vende të Europës.
Sipas agjendës së bërë publike nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ditën e hënë më 8 prill do të mbahet mbledhja të 70-të të Komisionit për Evropën të UNËTO, ku do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
Më date 9 prill, do të mbahet edhe një Konferencë për Investimet në turizëm . Kujotjme se ministrja Kumbaro bëri publike shifrat e vizitorëve të huaj për muajin mars, duke nënvizuar se ky muaj shënoi një rekord të ri në flukset hyrëse prej 1.7 milionë turistësh të huaj.