MENU
klinika

7 prill 1998

Kurti përkujton masakrën në Polac: Serbia vijon të fshehë krimet

07.04.2024 - 12:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale ka përkujtuar masakrën në Polas të Skënderajt, ku në vitin 1998 trupat serbe vranë 78 civilë të pafajshëm dhe 8 luftëtarë të UÇK.

Kreu i qeverisë shtoi gjithashtu se pas shumë e shumë masakrave gjatë luftës, problemi i vetëm i Serbisë, që vijon edhe në ditët e sotme ishte se si të mbulonte dhe të fshihte krimet për të humbur gjurmët.

Postimi i plotë i Kryeministrit Albin Kurti

7 prilli është data kur kujtohen viktimat civile dhe dëshmorët e Polacit të Drenicës!

Përpara se të fillonte lufta në Kosovë, në fshatin Polac të komunës së Skënderajt jetonin rreth 450 familje me mbi 4000 banorë, që të gjithë shqiptarë.

Por gjatë ofensivave të ushtrisë dhe policisë së Serbisë në verën e vitit 1998 mbi fshatrat e Drenicës dhe veçanërisht gjatë fushatave kriminale të forcave të armatosura të Serbisë, në Polac u vranë 86 njerëz: 78 viktima civile të paarmatosura dhe 8 dëshmorë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Nga të vrarët në Polac, 12 persona ishin nga lagjja Kerolli, 11 nga lagjja Kabashi, 11 nga lagjja Veliu, 11 nga lagjja Xani, 8 nga lagjja Koci, 4 nga lagjja Aliuka, 3 nga lagjja Hoti, si dhe nga lagje të tjera.

Pas fushatave vrastare të kryera mbi shqiptarët e Kosovës, preokupimi më i madh i shtetit të Serbisë ishte fshehja e këtyre krimeve dhe zhdukja e gjurmëve, që kryesisht synohej përmes zhdukjes së trupave të pajetë. Shtatë banorë të Polacit janë ende të pagjetur, teksa autoritetet e Serbisë i refuzojnë dhe i bishtnojnë bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare. Në kohën e luftës, 20 banorë të Polacit u mbijetuan plagëve.

Gjatë viteve 1998-1999, policia dhe ushtria e Serbisë e dogjën dhe e shkatërruan pothuajse tërësisht fshatin Polac. Mbi 450 shtëpi banimi, oda pritjesh e ahrije u dogjën, duke e vështirësuar edhe më shumë kthimin në fshat dhe rindërtimin e jetës në Polac pas luftës.

Shoqëria dhe shteti i Kosovës do të kujdesen për trashëgiminë e luftës së popullit të Kosovës. Nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për viktimat, për krimet e luftës dhe dëmet e luftës në drejtim të kriminelëve dhe në adresë të urdhërdhënësve të tyre!

25 vite pas, i kujtojmë dhe i nderojmë martirët civilë dhe dëshmorët e UÇK-së nga Polaci.

Lavdi dhe mirënjohje të thellë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Media amerikane shpërthen ndaj presidentit serb

“Deri kur do të tolerohet diktatori Aleksandër Vuçiç?”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!