Në prag të këtij viti të ri, këngëtari i njohur shqiptar Stine i ka dhënë fund marrëdhënies me partneren e tij Graciela.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtari në llogarinë e tij të “Instagramit”. “Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falenderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar sëbashku! Kam bindjen e plotë se do të funksionojmë më mirë pa njëri tjetrin! E kemi patur fatin dhe mundësinë me mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë! Kështu që nuk mbetet tjetër , veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!” – ka shkruar Stine në foton e Gracielës.
Mesa duket dyshja janë ndarë me mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin, pasi lidhja mes tyre nuk ka funksinuar si duhet.
Kujtojmë gjithashtu që ata kanë një vajzë, Estia që ka mbushur 2 vjeç.