MENU
klinika

Shqetësuese krimet seksuale dhe ato ‘online’

Raporti/ Vlora qarku me më shumë vepra penale!

08.04.2024 - 10:44

Prokuroria e Përgjithshme ka çuar në Kuvend raportin e të dhënave kriminale për vitin 2023. Duke parë disa nga kalkulimit që ka bërë kjo Prokurori vihet në dukje fakti që krimi është ulur, sidomos, thekson raporti, krimi ndaj jetës.

Ndryshe alarmit që dha Altin Dumani për tipologjinë e krimit gjithnjë e më të sofistikuar sidomos atij të organizuar dhe në fushën e korrupsionit, dikasteri i akuzës së Përgjithshme e ka zbutur situatën. Thotë se Vlora vijon të mbajë rekordin për sa iu përket veprave penale, ndërkohë që Dibra vitin që lamë pas i zë vendin Përmetit për numrin më të ulët të akteve kriminale.

Sipas të dhënave të raportuara në këtë raport mësohet se ka pasur rritje të krimeve seksuale dhe vendin e parë e mban Tirana, ndërkohë që për prokurorinë e përgjithshme, problem gjithnjë e në rritje mbetet krimi ‘online’.

TË DHËNA NGA RAPORTI

Pak ditë më parë në një skanim që i bëri situatës së krimit të organizuar në vend për vitin që lamë pas, SPAK vërente se grupet kriminale shqiptare janë të përfshira në të gjitha llojet e veprave penale që nga trafiku i drogës, deri tek vrasjet mafioze dhe rrëmbimet. Sipas raportit që SPAK ka dorëzuar në Kuvend, grupet kriminale shqiptare kanë një anëtarësi mesatare e pjesëtarëve të grupit prej 15-25 personash dhe dhunën si karakteristikë përbashkuese, karakteristika këto që u afishuan edhe në raportin e EUROPOL të tri ditëve më parë. Por në lidhje me atë çka raporton Prokuroria e Përgjithshme tregohet tjetër gjë. Sipas tyre krimi ka pësuar ulje për vitin 2023.

Ky është rezultati që përftohet nga të dhënat statistikore të përpiluara nga Prokuroria e Përgjithshme të cilat i janë dorëzuar Kuvendit. Nëse raporti vjetor i SPAK fliste për grupe kriminale agresive që kishin kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe të Europës, që rekrutonin femra dhe ishin të dhunshëm, panorama e prezantuar nga akuza e Përgjithshme është krejt tjetër, ku referuar shifrave flitet për tendenca në ulje për krimet ndaj jetës, pronës, krimeve seksuale etj.

Në raportin e SPAK, por edhe të Europol, një zë të veçantë kishin mashtrimet sidomos ato ‘online’. Rezulton se shqiptarët janë bërë faktor në zhvatjen e miliona eurove të qytetarëve në mbarë botën duke përdorur skema të call centereve, por në raportin e Prokurorisë kjo vepër penale rezulton se ka tendenca ulje me 5.10 për qind. Gjatë raportimit para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kreu i SPAK, Altin Dumani shprehu shqetësimin se korrupsioni nuk mund të luftohet vetëm dhe kërkoi bashkëpunimin edhe të institucioneve të tjera të cilat nuk e denoncojnë.

Duket se mungesë hetimesh dhe denoncimesh në këtë drejtim ka pasur edhe në prokuroritë e zakonshme ku për korrupsion ka pasur më pak çështje se në vitin 2022. Të vetmet rritje, në shifrat e nxjerra nga PP ishin veprat penale kundër krimit kompjuterik dhe trafiqeve të paligjshme përfshi edhe atë të armëve dhe municionit dhe “Veprat penale kundër prodhimit dhe kultivimit të narkotikëve”.

Referuar këtyre të dhënave statistikore qarku me më pak ngjarje kriminale ka qenë Dibra, ku koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 523 dhe me më shumë ngjarje Vlora, ku koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1301. Ndërsa në rang vendi koeficienti është 872 ngjarje kriminale!

KRIMET SEKSUALE

Në raportin e paraqitur nga Prokuroria e Përgjithshme për krimet në vendin tonë, evidentohet se numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për krime seksuale është në prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë: Tiranë regjistruar 39%, e numrit total të procedimeve të regjistruara për këto vepra në shkallë vendi, Durrës regjistruar 12% e procedimeve, Fier dhe Vlorë përkatësisht me nga 8% të procedimeve të regjistruara.

Ndërkohë vihet re se numri më i vogël i procedimeve të regjistruara për këto grupvepra penale është në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë: Elbasan, Kukës, Lezhë, regjistruar secila rreth 2% e totalit të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi për këtë grup veprash dhe prokuroria Dibër me 1% të procedimeve në shkallë vendi për këtë grup veprash.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gazeta amerikane zbulon informacione të BUJSHME:

“Gjyqi i McGonigal të zhvillohet në Tiranë”

"Një ditë e madhe për Serbinë..."

‘Open Balkan’/ Marko Çadez: Samit historik!