MENU
klinika

“Para 3 dekadave turistët që vinin duhet të kalonin te berberi”

Rama: Mbi 10 milion turistë vitin e kaluar janë sfidë!

08.04.2024 - 10:46

Kryeministri, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në takimin e 70-të i Komisionit për Europën i Organizatës Botërore të Turizmit, që po zhvillohet në Tiranë.

Rama e nisi fjalën tij duke përshkruar situatën në të cilën ndodhej Shqipëria gjatë komunizmit, ku kishte vetëm 5 mijë turistë dhe ata nuk ishin turistë të zakonshëm, por marksist-leninist, të cilët sapo të kalonin në Rinas, nëse kishin mjekër apo flokë të gjata, duhet t’i drejtoheshin fillimisht berberit.

Ai shtoi se Shqipëria sot është në një moment krejt tjetër, dhe 10 milion turistët e vitit të kaluar dhe shifrat e lartë të 3-mujorit të parë të këtij vitit janë edhe një sfidë, pasi ka shumë që duhet të zgjidhen që vendi të ecë përpara në mënyrë të qëndrueshme.

Edi Rama: Unë do t’ju them disa fjalë për këtë vend, që në këto vite jetë tonat, e kam fjalën për mua dhe Mirelën, ne kemi njohur periudhë të historisë në të cilën kemi qenë tërësisht të ndarë dhe të izoluar nga ju që keni nga Perëndimi, por edhe nga ju nga Lindja.

Ju që vini nga Lindja mund ta kuptoni më mirë. Ajo që kemi kaluar është përtej imagjinatës.

Deri përpara 3 dekadash ne kemi pasur vetëm 5 mijë turistë dhe jo të zakonshëm, por marksist- leninist, që vinin nga partitë e majta në të gjithë botën.

Ata kalonin doganën në aeroportin e Rinasit dhe menjëherë duhet të kalonin te berberi, nëse kishin mjekër apo flokë të gjatë sepse nuk lejoheshin.

Mendoni sa i thellë ka qenë izolimi. Ndërkohë sot kemi një realitet ndryshe, me më shumë se 10 milion turistë vitin e kaluar dhe me shifra shumë të larta këtë vit.

Ju të gjithë e dini që ky nuk është vetëm suksese, por edhe sfidë e madhe, sepse ka shumë gjëra për të cilat në duhet të mendojmë dhe t’i zgjidhim nëse duam që Shqipëria të ecë përpara në mënyrë të qëndrueshme dhe nëse duam që Shqipëria të jetë një destinacion ku turizmi të jetë një vlerë e shtuar dhe një vend me anë të të cilit ne krijojmë hapësirën për të kremtuar humanitetin që ne kemi.

Ne duhet të ruajmë natyrën dhe të ndërtojmë gjëra të ndërthurura me natyrën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama: Qeveria e mëparshme numëronte shqiptarët...

“10 milionë turistët e vjetshëm do të bëhen 14 milionë këtë vit”

Nga pikturat te ëndrra e 'Shteteve të Bashkuara të Evropës'

‘Corriere della Sera’: Edi Rama, kryeministri që dashuron Italinë!