Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit, u shpreh se Shqipëria ka bërë gabime, por theksoi se duhet të nxjerrë mësime.
Kreu i qeverisë u shpreh se vendi ynë është tek “dolce vita”, për shkak se ndodhet mes italianëve dhe grekëvem duke shtuar se “të jesh mes tyre do të thotë të jesh tek jeta e shkujdesur ndaj bën edhe gabime”.
Edi Rama: Nuk duam të humbasim vendin tonë ndërkohë që ndërtojmë një destinacion të rëndësishëm turistik. Ne i dimë gabimet që janë bërë në vende të tjera.
Nuk duhet të bëjmë të njëjtat gabime, por të nxjerrim mësime. Ne tashmë i kemi bërë disa gabime tonat, të mos harrojmë që jetojmë mes grekëve dhe italianëve.
Të jesh mes tyre do të thotë të jesh tek dolce vita, tek jeta e shkujdesur dhe ti bën edhe gabim. Sepse nga njëra anë se ke kuptuar tërësisht bekimin e perëndisë që ka krijuar këtë vend të mrekullueshëm, por edhe historia ka qenë bujare. Ne kemi vende të mahnitshme historike. Por megjithatë, ne nuk jemi Zvicër, dhe ndoshta është më mirë, por duhet të kemi të njëjtën mënyrë të kuptuari siç kanë ata, për të mos prishur bukuritë e vendit, por t’ia lëmë brezave të ardhshëm më të mirë.
Gjithçka këtu më duket bukur, ky vend është i mrekullueshueshëm, për të bërë një takim. Por njerëzit duhet të dalin pak nga salla nëse konferenca duhet të mbaronte në mes të natës dhe njerëzit të mos kishin mundësi për të gëzuar gjithçka që ofron moti i mrekullueshëm që kemi.
Keni shtuar numrin e turistave duke ardhur në Shqipëri, jeni të domosdoshëm për ne.
Ju nuk keni nevojë të kaloni tek berberi me detyrim por vetëm në rast se dëshironi, por natyrisht lini flokët sa më të gjata që dëshironi, nuk kemi paragjykime për asgjë. Jemi krenar që jemi pjesë e komunitetit tuaj dhe shpresoj të jemi anëtar me dinjitet të plotë.
Shpresojmë që me anën e turizmit të kuptojmë akoma edhe më shumë jo vetëm rëndësinë që ka turizmi për ekonominë, por edhe ndjesinë e humanitetit që i ofrojmë njëri-tjetrit.