MENU
klinika

“Me Ramën dhe PS nuk bëhet marrëveshje, sepse nuk i mban”

Thirrja e Berishës e Bashës te “TIMS”, Salianji: Vini pas dy ditësh dhe ndryshoni mendje…

08.04.2024 - 12:59

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS, është debatuar në lidhje me planin paraprak.

Kryetari, Ervin Salianji është shprehur se plani paraprak nuk ka asnjë ndryshim dhe thirrja e Berishës e Bashës si dëshmitar është kërkuar nga anëtarët e mazhorancës në mbledhjen e fundit dhe ai e ka miratuar.

Ai shton se marrëveshje me PS dhe Ramën nuk bëhet, pasi nuk e mban fjalën.

Ervin Salianji: Dua të mos gjeni asnjë sebep për të ikur. Unë shpresoj që të jemi në të njëjtën anë për të luftuar çdo keqbërës.

Unë nuk lexoj dot ëndrra, as elementët e cdo metafore apo figure letrare që ju përdorni.

Për të qenë korrekt, ju thoni “Unë mendoj se duhet të thërrasim ish-kryeministrin Berisha dhe Lulzim Bashën, si ish-ministri i brendshëm, sepse ka të bëjë me funksionin si dhe gjithë ish-drejtorët e policisë së shtetit”.

Ju thatw këtë, dhe nëse ju doni të nxirrni Berishën, nuk është as ëndërr as qëllimi im dhe t’ju them të vërtetën Gjylameti unë e besoj që Berisha është Romeo, po aq sa ju jeni Zhulieta.

Unë besoj se PS dhe Ramën nuk bëhet marrëveshje sepse nuk i mban.

Plani paraprak i hetimeve, deklarohet nga kryetari i komisionit dhe për të qenë konsensual kam pranuar kërkesën tuaj, tani ju vini këtu dhe ndryshoni mendje sepse ju kanë tërhequr veshin.

Nuk ka asnjë ndryshim nga plani paraprak. Ndërkohë që mbledhja vazhdoi 30 minuta pasi ju kërkuan të vij Basha, Berisha dhe Bardhi dhe unë i pranova, ju nuk patët asnjë kundërshtim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Alibeaj zbulon prapaskenat e marrëveshjes

Pse PS e Rithemelimi u bënë bashkë?