08.04.2024 - 13:16
President i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli ka publikuar në rrjetet sociale një video nga protesta e fermerëve që po mbahet sot. Në video shihet se ata, sikurse premtuan, kanë bllokuar me traktorë autostradën Lushnje-Fier.
Fermerët paralajmëruan më parë se kjo formë proteste vjen si përgjigje për padrejtësinë që, sipas tyre, po u bëhet nga industria e qumështit, për skemat e sunvencionimit, dhe një sërë institucionesh të cilat nuk ushtrojnë autoritetin sipas ligjit.
Sipas fermerëve institucionet në fjalë janë: AKU, Autoriteti Konkurencës, Drejtoria e përgjithëshme e tatimeve, Drejtoria e Përgjithëshme e Doganave dhe Ministria e Bujqësise dhe e Zhvillimit Rural.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Problematikat me tregtimin e qumështit dhe pasojat në ferma