MENU
klinika

Kërkuan heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”

GJKKO ‘rrëzon’ Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

08.04.2024 - 14:12

GJKKO ka rrëzuar sërish kërkesat për heqjen e mesës së sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Sipas avokatëve të Berishës dhe Malltezit, në këtë fazë që ndodhet hetim, janë zbutur nevojat për mbajtjen e tyre në masën “arrest shtëpie”, e për këtë arsye u kërkua vendosja e një mase më të lehtë.

Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit te ish klubit sportiv Partizani. SPAK shtyu së fundmi afatet e hetimit edhe për 3 muaj të tjerë.

Kujtojmë se Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Ndërsa dhëndri i tij, Malltezi u arrestua në 21 tetor dhe më pas u la në arrest shtëpie.