Ndryshime në strukturën drejtuese të Drejtorisë së Policisë Fier.
Emin Harizi është liruar nga detyra e shefit të Qarkullimit, ndërsa në vend të tij është emëruar Lulzim Marini
Po ashtu është larguar nga detyra shefi i Rendit, Kastriot Ndoji, dhe është emëruar Eriseld Buzi.
Emin Harizi ishte pezulluar më herët, në muajin shkurt, nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumenteve”. Së bashku me 4 efektivë të tjerë, ata kanë kryer falsifikimin e praktikave për ndjekjen e procedurave të mjeteve të shpallura “Alert”, duke paraqitur fakte të rreme dhe duke mos pezulluar lejen e drejtimit të shkelësve të Kodit Rrugor.