MENU
klinika

Deklarata

‘Nuk kisha të haja’/ Eli Fara rrëfen periudhën më të vështirë

30.12.2018 - 19:08

Eli Fara është një nga zërat më të dashur për publikun shqiptar.

E shohim gjithmonë të mirëmbajtur dhe që bën një jetë mjaft të mirë, por jo gjithçka ka qenë kaq e lehtë për yllin shqiptar.

E ftuar në “Thumb”, Fara ka folur për periudhën që nuk ka pasur as të hajë.

“Momenti më i vështirë ka qenë në fillim, pas ’90 sepse ne jemi brezi që e kemi filluar nga zero. Dhe unë jam tipi që të mos kisha të haja nuk tregoja.

Dhe në këtë aspekt jam krenare për veten që e kam kaluar vetë dhe nuk ua kam ngarkuar askujt. As prindërve. Thoja lekë kam, mund të mos kisha po nuk thoja. Njeriu duhet të ketë karakter,”- është shprehur këngëtarja.