Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe pezullim nga detyra për drejtorin e Departamentit dhe Teknologjisë së Informacionit në policinë e Shtetit, Ervin Muça.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zbatuar vendimin e Gjykatës për pezullimin nga detyra të Ervin Muçës.
Në njoftimin e policisë së shtetit thuhet se, “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, të pezullojë menjëherë nga detyra drejtuesin e Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça”.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, të pezullojë menjëherë nga detyra drejtuesin e Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, E. M.
Më datë 09.04.2024, Drejtori i Përgjithshëm është njohur me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe urdhrin e ekzekutimit të Prokurorisë Tiranë, për masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara për këtë shtetas”, njofton policia.
Drejtori i IT-së Ervin Muça, dyshohet se ka eksportuar bazën e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit.
Mbi të rëndojnë akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “hyrjes së paautorizuar kompjuterike”, pasi eksportoi bazën e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit.