Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu në ditën e Fitër Bajramit ka dhënë mesazhin për sa më shumë paqe dhe begati.
Spahiu tha se lutjet shkojnë për paqe e drejtësi në gjithë botën.
“Kjo festë qoftë një ditë e bukur dhe e mirë. Paqe dhe begati. Paqe në familjen tona, Për një Shqipëri sa më të mirë dhe të begatë. I lutem Zotit që t’i sjellë shqiptarëve begati, paqe dhe drejtësi. Ky Bajram është një festë ku ne agjëruam 30 ditë për Zotin. Sot kemi të drejtën e plotë për të festuar me të gjithë njerëzit, për ta bashkëndarë këtë festë. Gëzuar Fitër Bajramin shqiptarëve dhe popujve anë e mbanë botës.”, tha Spahiu.
Edhe këtë vit, besimtarët myslimanë në Shqipëri nuk u falën në Xhaminë e Namazgjasë, e cila pret ende të inaugurohet. Spahia tha se shpreson që shumë shpjet kjo xhami të hapë dyert.
“Bajramet janë festa që duhen falur nëpër sheshe. Shpresojmë që edhe ajo xhami do mbarojë dhe do falemi edhe aty. Sheshet janë të dendura, nuk ka xhami në asnjë vend të botës që t’i zërë njerëzit”, tha Spahiu.