Dhoma të ndara, çifte më të afërta. AktorjaCameron Diaz së fundmi foli për konceptin e “divorcit të gjumit”, por është një term që njihet gjerësisht.
Sado që mund të duket si diçka jo e këshillueshme dhe që e ndan çiftin, në fakt është diçka që e bashkon çiftin dhe mund të jetë zgjidhja për krizat martesore.
Psikologët e një studimi të fundit thonë se dhomat e ndara duhet të jenë diçka e normalizuar.
Faktet flasin…
Sipas një studimi të OnePoll, 24% e çifteve amerikane panë një përmirësim të marrëdhënies së tyre vetëm falë gjumit në dhoma të ndara.
Gërhima, pagjumësia, parehatia gjatë natës, problemet me temperaturat “ngrohtë-ftohtë” janë të gjitha debate që mund të shmangen vetëm nëse çifti zgjedh ta bëjë gjumin në dhoma të ndara.