Analisti Arjan Curi ka treguar se prej shumë kohësh amerikanët i kërkonin Lulzim Bashës që të ‘godiste’ Berishën, por ai hezitonte. Ndaj sipas Curit, Basha është agjenti më i sofistikuar i Berishës.
Ai ka rikujtuar kohën e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila i kërkonte Lulzim Bashës të vepronte, por pa marrë asnjë rezultat.
“E mbani mend kur Yuri Kim i thoshte “Topin e ka Llulli Basha”, i thoshte ajo gjuaje topin, ky nuk e gjuante. Ore jepi i thoshte ajo se e ke penallti, se e ke portën bosh, pa portier. Ky hiç. Lulzim Basha mund të jetë agjenti më i sofistikuar i Berishës në Shqipëri dhe jo mund të jetë, por është. Mua në emisionin tjetër më refuzoi, ishte i llahtarisur nga ideja që do e thosha këtë dhe e dëgjoi. Lulzim Basha mund të jetë agjenti më i sofistikuar i Berishës në Shqipëri. Por amerikanët e kuptuan më pas se nuk janë budallenj. Gjylamenti nuk e ka kuptuar këtë lojë dhe në fantazinë e saj që të bënte lojëra aty në Parlament dhe tha thirrni Berishën. Dhe më pas i erdhi një mesazh aty, se ti e di si i shkruan mesazhet ai. Thuaj që ishte shaka se të shqeva, dhe u tërhoq ajo. Por edhe Rama është një agjent i sofistikuar në këtë rast, jo i Berishës por i gjithë establishmentit kripto-komunist që ekziston në Shqipëri”, u shpreh Curi në RTSH.