MENU
klinika

Tregojnë ku ndodhen radarët dhe patrullat në gjithë Shqipërinë...

Kush e ‘spiunon’ policinë rrugore? Eksperti Karamuço zbulon aplikacionin

10.04.2024 - 18:17

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Top Talk”, ku foli për aksidentet rrugore dhe mënyrën sesi mund të parandalohen.

Ai u shpreh ndër të tjera se shtimi i patrullave nëpër rrugët e vendit, dhe radarët, nuk japin rezultat, pasi sipas tij ekziston një aplikacion ku rreth 16 mijë qytetarë shkruajnë dhe tregojnë pikat ku janë të pozicionuar efektivët.

Sipas tij kjo bën që shoferët të ecin me shpejtësi të lartë në pikat ku e dinë se nuk monitorohen, duke shtuar dhe rrezikun për aksidente.

“Nuk i zerojmë dot ne aksidentet rrugore, ne thjeshtë rregullojmë sistemin që ato të minimizohen. Policia të heqë dorë nga patrullat dhe radarët. Sepse nuk ka kuptim të mbash të stacionuar policë në rrugë, kur ka një aplikacion që njerëzit shkruajnë se ku ka radarë. Dhe unë ul shpejtësinë dhe kaloj radarin, dhe pastaj e di se ku ndodhet radari i radhës. Janë 16 mijë veta që shkruajnë në këtë aplikacion”, u shpreh Karamuço.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Njihte drejtorin, hyri natën në Policinë e Shtetit dhe..."

Eksperti Karamuço zbulon detajet e bujshme: Ja kush ndërhyri në TIMS