11.04.2024 - 11:47
Qytetarët janë mbledhur sërish para Bashkisë Tiranë, për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita, në lidhje me dosjen 5D.
Kjo është protesta e dytë që po mbahet për të njëjtën çështje.
Pjesë e saj edhe këtë radhë është vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, por edhe deputetë të PD.
Ndërkohë policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit, me masa të shtuara duke pasur parasysh që po vijon seanca në Kuvend dhe afërsinë që dy godinat kanë me njëra-tjetrën.