Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zbuluar detaje nga operacioni policor për goditjen e një grupi kriminal të trafikimit të emigrantëve të vendeve të treta nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian.
muhameti
Drejtori i Policisë ka deklaruar se 5 biznese në Shqipëri u ofronin kontrata fiktive emigrantëve, kryesisht nga Bangladeshi, vijonin me aplikimin për vizë deri në pritjen e tyre në Rinas përkundrejt pagesës 5000 euro.
Pasi mbërrinin në vendin tonë, refugjatët e pajisur me leje qëndrimi dhe pune largoheshin drejt vendeve të BE përmes kufirit në Veri të vendit, si edhe në kufirin jugor me Greqinë.
“Pas një hetimi proaktiv prej 1 viti, u zbulua aktiviteti i një grupi kriminal i cili ishte përfshirë në trafikimin e personave të rritur dhe dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kontrabanda i qenieve njerëzore.
Gjatë vitit 2023, u konstatua rritja e numrit të shtetasve të pajisur me leje qëndrimi dhe leje pune, të kapur në tentativë për tu larguar drejt vende të tjera në veri të vendit por edhe në kufirin jugor me Greqinë.
Shtetas dhe subjekte siguronin kushtet për shtetas të vende të ndryshme për të mbërritur në vendin tonë me qëllim që të shkonin në vendin drejt vendeve të BE.
U zbulua aktiviteti i të paktën 5 subjekteve që ushtronin aktivitet në fusha të ndryshme të biznesit që siguronin kontrata pune fiktive për shtetas kryesisht nga Bangladeshi dhe vijonin me aplikimin për vizë deri në pritjen e tyre në Rinas, e gjithë kjo përkundrejt pagesës 5000 euro. U identifikuan 6 shtetas të ndryshëm të përfshirë në këtë aktivitet ku janë përfshirë edhe punonjës policie”, tha ai.