MENU
klinika

Media gjermane zbulon skandalin

Si kompanitë e BE po ndihmojnë Kremlinin të përgjojë rusët

12.04.2024 - 19:20

Kompania evropiane Toloka kontribuon në vëzhgimin masiv me video në Rusi. Kështu zbulon e përjavshmja “Der Spiegel” dhe televizioni “Zdf” së bashku me shoqatat Zyra për Gazetari Hulumtuese (Tbij).

Në veçanti, softueri i njohjes së fytyrës, i cili transformon regjistrimet e kamerave në të dhëna që mund të përdoren nga policia, prodhohet nga kompani ruse si NTechLab, e cila është sanksionuar nga BE që nga korriku 2023.

Që atëherë, kjo sipërmarrje ka vazhduar të kryejë njohjen e fytyrës duke përdorur Toloka, e cila është e vendosur në Holandë dhe Zvicër.

Kjo kompani menaxhon një platformë ku, ndër të tjera, ngarkohen imazhet e marra nga kamerat e vëzhgimit me video të instaluara në Rusi, duke e bërë aktivitetin e njohjes së fytyrës të NTechLab “edhe më efektiv”.

Toloka · GitHub

Sipas burimeve diplomatike të BE-së, kjo është shkelje e sanksioneve ndaj kësaj kompanie. Toloka është një degë e Yandex, ekuivalenti rus i Google.

Meqenëse nuk është pjesë e BE-së, Zvicra nuk e ka sanksionuar NTechLab. Prandaj dyshohet se Toloka zvicerane mund të përdoret për të anashkaluar masat ndëshkuese të miratuara nga Bashkimi Evropian kundër Moskës.

E pyetur për këtë, zyra për media e Tolokës është përgjigjur se asnjëherë nuk ka ofruar shërbime për NTechLab. Megjithatë, siç raporton “Zdf”, NTechLab kishte një kontratë me kompaninë ruse Toloka Ru Llc, në pronësi të një kompanie holandeze.

Ndërkohë, Rusia synon të forcojë aktivitetin e saj të njohjes së fytyrës, në mënyrë që të jetë në gjendje të identifikojë dhe arrestojë kundërshtarët.

Sistemi i ri do të mbledhë, arkivojë dhe kërkojë video materiale në lidhje me objektet e interesit në të gjithë Rusinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analisti polak shuplakë presidentit Vuçiç

“Rreth 40% e deputetëve serbë kanë lidhje me Rusinë”

Shefi i Wagner mund të mos ketë vdekur....

“Fantazma” e Prigozhin endet akoma korridoreve të Kremlinit

Perëndimi ia ka gjetur thembrën e Akilit

“Perandoria e spiunazhit” të Vladimir Putin po merr fund