MENU
klinika

“Mos i mbaj duart tek barku”

U aludua se ishte shtatzanë, Bora Zemani vë pikat mbi “i”!

12.04.2024 - 22:47

Moderatorja Bora Zemani ka sqaruar aludimet që shpërthyen në rrjet për shtatzaninë e saj. Në emisionin e saj, ajo lexoi disa komente të ndjekësve ku një prej tyre i kërkon të mos mbajë duart te barku.

“Një qershi e kuqe, mos s’mbaj duart te barku se na fiksove tani”, ishte komenti, ndërsa ajo i përgjigjet: Dua të them që kam rreth dy vite që i vë me shumë frikë duart në bark, sepse në momentin që prek barkun me duar ‘jam menjëherë shtatzënë. Nuk jam akoma shtatzënë. Në momentin që do jem shtatzënë do e tregoj sepse një lumturi kaq e madhe nuk mbahet vetëm për vete”, tha ajo.