Shumë shpejt do të aplikohet një skemë e re për pensionet por edhe për mbrojtjen sociale në tërësi. Duke qenë se reforma e bërë në vitin 2014-të e ka mbyllur ciklin e saj dhe nuk ka adresuar siç duhet problematikat, Banka Botërore dhe qeveria shqiptare po bëhen gati të vënë në jetë një reformë të re, e cila synon të ketë më shumë qëndrueshmëri dhe të sjellë të ardhura më të larta për pensionistët.
“Scan Intel” ka kryer një analizë ndër vite sa i përket skemës së pensioneve dhe kriza që e ka shoqëruar atë. Nisur nga të dhënat e ISSH, është marrë në konsideratë kryesisht raporti mes kontribuesve dhe pensionistë të paktën në pesë vitet e fundit. Nga të dhënat e grafikut kuptojmë se hendeku mes pensionistëve dhe kontribuesve paraqitet i ulët, megjithëse po përmirësohet krahasuar me vitin 2020, kur vendi u përball me një krizë dhe skema e pensioneve regjistroi 35 mijë kontribues më pak.
Kjo shton rrezikun që në vitet e ardhshme nuk do mund të mbulohet dot vlera e pensioneve për pensionistët. Ndërkohë, po të marrësh të dhënat e viteve të fundit, tregohet një reduktim drastik i kontribuuesve në skemën e pensioneve, ndërkohë numri i atyre që përfitojnë pension është shtuar. Aktualisht, sipas të dhënave më të fundit nga ISSH, shohim se numri i pensionistëve është 704,999, ndërkohë numri i kontribuesve është 826,928. Pra, kemi rreth 121 mijë më shumë kontibues. Megjithatë, kjo shifër është më e ulët se viti 2019-të, kur regjistroheshin rreth 130 mijë kontribues më shumë.
Problemi vihet re sidomos me pensionet rurale. Nga të dhënat evidentohet se hendeku më i lartë mes kontribuesve dhe përfituese regjistrohet në pensionet e fshatit. Në këto vitet e fundit janë regjistruar mesatarisht rreth 50 mijë pensionistë më shumë se kontribues në zonat rurale. Kjo vjen për shkak se në këto zona punët më të shumta përfshihen në sektorin e bujqësisë dhe ndërtimit, dy sektorë të cilët në të gjithë vendin regjistrojnë informalitet më të lartë.
Por cili është problemi që ndikoi në skemën e pensioneve?
Pra, shkaku i dobësimit të skemës është jo vetëm mos balancimi i të ardhurave dhe shpenzimeve për pensionet por edhe informaliteti ndër vite. Kjo kosntatohet edhe nga fakti se veprimet e viteve të fundit për detyrimin e biznesve për deklarimin e pagës reale, kanë prodhuar një shtim të zërit buxhetor të sigurimeve shoqërore.
Krahas kësaj, raporti kontribues-përftiues është zhbalancuar dhe zhvillimet demografike paaraljëmrojnë për një zhbalancim të mëtejshëm.
Një arsye tjetër e dobësimit të skemës ka qenë edhe nivel i pagave. Rritja e pagës minimale ka shtuar të adhurat nga sigurimet, por nuk kanë qenë të mjafteushme. Kjo do të thotë se rritja e pave nuk mund të jetë “receta” shëruese e skemës aktuale të pensioneve, por duhet një skemë e re e cila parashikon një kollonë të tretë.
Së fundmi Shqipëria duket se po karakterizohet nga një treg i qëndrueshëm pune dhe paga më të larta, referuar kjo të dhënave zyrtare. Rikujtojmë se Banka Botërore i bën thirrje Shqipërisë që të ofrojë vende pune më paga më të larta dhe produktivitet më të lartë. Por, në këtë kuadër, ritheksojmë që duhen marrë një sërë treguesish në konsideratë, kryesisht presioni demografik, si plakja e popullsisë, emigracioni, ulja e moshës mesatare apo edhe krahu i ulët i punës. Të gjitha këto kanë ndikuar edhe në raportin mes pensionistëve dhe kontribueve.
Xhorxhina Deda/SCAN