MENU
klinika

Aksioni/ 28 të arrestuar në 24 orët e fundit

Balla: Policia luftë frontale krimit, armëmbajtja pa leje burim…!

13.04.2024 - 17:30

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar, pas aksioneve të policisë, ku janë arrestuar 28 persona në 24 orët e fundit.

Balla shprehet se policia i ka shpallur luftë krimit. Ministri thekson se po goditet sidomos armëmbajtja pa leje, që është burimi kryesor i krimit.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit vijon të godasë çdo ditë fenomenin e armëmbajtjes pa leje, i cili mbetet burim për ngjarje kriminale.

Tetë armë zjarri, mina me telekomandë, municion luftarak, shuma parash të vjedhura, lëndë narkotike dhe sende të tjera janë sekuestruar, duke çuar në arrestimin në flagrancë të 28 shtetasve, gjatë 24 orëve të fundit, në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vau i Dejes, Lushnjë, Fier, Vlorë, Lezhë, Gjirokastër, Korçë, Dibër, Berat dhe Kukës.

Pres reagim edhe më të ashpër ndaj krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti.