14.04.2024 - 21:06
Gjatë një bisede telefonike me homologun e tij iranian, Hossein Amir-Abdollahian, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se Ankaraja nuk dëshiron përshkallëzim të mëtejshëm në Lindjen e Mesme pas sulmit të Teheranit ndaj Izraelit.
Lajmin e bën të ditur Anadolu, duke cituar burime diplomatike. Abdollahian, nga ana e tij, konfirmoi se, për Iranin, operacioni hakmarrës ka përfunduar dhe një i ri nuk do të ndërmerret përveç në rast të një sulmi kundër Republikës Islamike. Në atë rast, paralajmëroi ai, përgjigja e Teheranit do të jetë “më e fortë”.