15.04.2024 - 09:39
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga liqeni i Shkodrës, ndërsa shprehet se tashmë falë mbështetjes së Fondit Shqiptar të Zhvillimit është bashki e rilindur.
“MIRËMËNGJES dhe me dallëndyshet e para të linjës bashkiake të lundrimit turistik, që janë rikthyer këtë pranverë në Liqenin e kryeqytetit të Veriut pas viteve ‘30 të shekullit të shkuar, falë mbështetjes së Fondit Shqiptar të Zhvillimit për bashkinë e rilindur të Shkodrës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar në Facebook.