MENU
klinika

"Kam tentuar të vras veten"

Erjola rrëfen periudhën e errët të jetës: Preka fundin!

15.04.2024 - 10:13

Erjola Doçi, banore e shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, ‘BBV3’, gjatë një bisede të zhvilluar me Jetmirin ka bisedur lidhur me një periudhë të errët të jetës së saj.

Ajo ka treguar se përpara dy vitesh, ka qenë gati për të vrarë veten dhe shkak ishte një djalë që ka dashuruar në jetë.

Ajo shprehet se ka shkuar në spital por fytyra e nënës së saj që i dilte përpara syve ka qenë e vetmja gjë që e ka penguar që ta finalizojë.

“Kam tentuar ti bëjë diçka vetes sime për dikë. Ka qenë shumë e vështirë! Përpara dy vitesh. Është i njëjti person që lidhet me linjën time të jetës. Ta shikosh veten duke prekur fundin në dyert e spitalit është shumë e vështirë. Por më dilte vetëm fytyra e mamit.”- shprehet Erjola.